Profili i migrimit 2016

Profili i migrimit 2016
11.8.2020

Profili i migrimit 2016

Qëllimi i Profilit të Migrimit 2016 është që të ofrojë një përmbledhje informuese dhe analitike për institucionet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare dhe në veçanti duhet ti shërbej vendimmarrësve, në mënyrë që të gjeturat nga ky dokument të artikulohen në politika shtetërore dhe në përputhje me objektivat strategjike të përcaktuar në kuadër të Strategjisë Shtetërore për Migrim.

Shkarko

Rreth sistemit informativ per menaxhimin e migrimit

Kush jemi ne?

Autoriteti Qeveritar për Migrim është organ ndër-institucional që udhëheq dhe koordinon hartimin e politikave qeveritare në fushën e migrimit. Për më tepër, detyrat dhe përgjegjësitë e Autoritetit Qeveritar për Migrim janë si në vijim:

  • Ofrimin e këshillave për Koordinatorin Shtetëror për Migrim;
  • Hartimin e Profileve të Migrimit;
  • Hartimin e Strategjisë Shtetërore për Migrim dhe Planin e Veprimit, si dhe rishikimin e tyre;
  • Ofrimin e ekspertizës në fushën e migrimit për institucionet qeveritare gjatë procesit të hartimit të politikave sektoriale;
  • Vlerësimin e nivelit të zbatimit të politikave në fushën e migrimit;
  • Inicimin, zhvillimin, autorizimin dhe mbikëqyrjen e kërkimeve të nevojshme në fushën e migrimit;
  • Mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për hartimin e rekomandimeve dhe politikave në fushën e migrimit;
  • Të sigurojë bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional në fushën e migrimit;
  • Koordinimin e komunikimit dhe informimit për migrimin, me institucionet qeveritare dhe popullatën;
  • Koordinimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që lidhen me aktivitetet dhe mbështetjen për migrimin;
  • Përfaqësimin e Republikës së Kosovës në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar për iniciativat që veprojnë në fushën e migrimit;
  • Në rast të situatave të krizës që kanë të bëjnë me migrimin, azilin dhe refugjatët, Autoriteti Qeveritar për Migrim do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për menaxhimin e krizave në Republikën e Kosovës

Më të rejat

Publikimet e fundit

Më të rejat

Ligjet e fundit