Profili i migrimit 2015

Profili i migrimit 2015
11.8.2020

Profili i migrimit 2015

Profili i Migrimit 2015 është i pari i këtij lloji që është hartuar nga Autoriteti Qeveritar për Monitorimin e Lëvizjeve të Migrimit dhe me mbështetjen e koordinatorit nacional për migrim, Ministria e Punëve te Brendshme, si mekanizëm shtetëror i themeluar me Vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Shkarko

Rreth sistemit informativ per menaxhimin e migrimit

Kush jemi ne?

Autoriteti Qeveritar për Migrim është organ ndër-institucional që udhëheq dhe koordinon hartimin e politikave qeveritare në fushën e migrimit. Për më tepër, detyrat dhe përgjegjësitë e Autoritetit Qeveritar për Migrim janë si në vijim:

  • Ofrimin e këshillave për Koordinatorin Shtetëror për Migrim;
  • Hartimin e Profileve të Migrimit;
  • Hartimin e Strategjisë Shtetërore për Migrim dhe Planin e Veprimit, si dhe rishikimin e tyre;
  • Ofrimin e ekspertizës në fushën e migrimit për institucionet qeveritare gjatë procesit të hartimit të politikave sektoriale;
  • Vlerësimin e nivelit të zbatimit të politikave në fushën e migrimit;
  • Inicimin, zhvillimin, autorizimin dhe mbikëqyrjen e kërkimeve të nevojshme në fushën e migrimit;
  • Mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për hartimin e rekomandimeve dhe politikave në fushën e migrimit;
  • Të sigurojë bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional në fushën e migrimit;
  • Koordinimin e komunikimit dhe informimit për migrimin, me institucionet qeveritare dhe popullatën;
  • Koordinimin e aktiviteteve dhe bashkëpunimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që lidhen me aktivitetet dhe mbështetjen për migrimin;
  • Përfaqësimin e Republikës së Kosovës në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar për iniciativat që veprojnë në fushën e migrimit;
  • Në rast të situatave të krizës që kanë të bëjnë me migrimin, azilin dhe refugjatët, Autoriteti Qeveritar për Migrim do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente për menaxhimin e krizave në Republikën e Kosovës

Më të rejat

Publikimet e fundit

Më të rejat

Ligjet e fundit